back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetJuristi që çoi Ilir Metën në SPAK/ "Më akuzon për dhunë në...

Juristi që çoi Ilir Metën në SPAK/ “Më akuzon për dhunë në familje, njeriu që po çon në burg gruan dhe fëmijët”

Juristi Romeo Karaj ishte ai që e kallëzoi Ilir Metën për aferën CEZ-DIA një vit më parë. Qëkur është denoncuar Meta, shpeshherë e ka sulmuar juristin, duke thënë se është i dënuar për dhunë në familje e për shpifje.

Edhe në letrën e dy dite më parë, Meta tha të njëjtën gjë. I ftuar në në Dritare TV, zoti Karaj i përgjigjet akuzave të Metës.

Juristi thotë se Meta e sulmon atë personalisht sepse nuk sulmon dot argumentet e ngritura kundër tij.

“Ilir Meta aty e ka maçokun tek emri im sepse i kam dalë përballë. Ai burracak ka qenë gjithmonë përballë meje se e njoh që i vogël.

Por e ka harruar kur më vlerësonte. Kur nuk sulmohet argumenti, sulmohet argumentuesi. Unë e siguroj gjithë popullin që nuk jam i dënuar.

Unë kam publikuar edhe dëshminë e penalitetit. Por Likja nuk është nga ata persona që e njeh argumentin. Pastaj çfarë pret nga një njeri që nuk i ka lënë kusur familjes dhe gruas së tij.

Ai është njeriu më burracak që njeh Shqipëria. Edhe mos i kishte bërë vetë, ai mban përgjegjësi për gruan edhe fëmijët.

Me mendjen tij ai do i çojë në burg edhe fëmijët sepse i futi në biznese të çmendura imobiliare edhe ata. Ai e ka ditur që unë e kam kapur aty ku nuk lëviz më.

Janë 4-5 raste me njerëz të detyrës, spiunë, ordinerë, që dalin edhe nëpër televizione, mercenare, që nga Meta e tek Ambasada ruse që vinin për të marrë vesh çfarë thosha unë edhe jashtë prononcimeve publike.

Kanë gërmua minjtë e tij dhe të Berishës, nuk kanë gjetur gjë dhe janë çmendur së unë jetoj si asket. Unë jetoj si shqiptarët e tjerë, me punën time”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat