KreuDrejtësiaKryeprokurori i ri/ Futet në garë edhe Ylli Pjetërnikaj

Kryeprokurori i ri/ Futet në garë edhe Ylli Pjetërnikaj

Gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm pritet të ketë më shumë kandidatë, teksa pas Adnan Xholit dhe Rovena Zotos (Bozo), në garë është futur edhe emri i prokurorit Ylli Pjetërnikaj.

Sipas informacioneve të bëra publike nga gazetarja Anila Hoxha në emisionin “Breaking” me Fiori Dardhën, Pjetërnikaj ka dorëzuar dokumentacionin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), duke u bërë kandidati i tretë që kërkon të marrë drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ylli Pjetërnikaj është pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe mban gradën akademike “Doktor i Shkencave” në fushën e së drejtës. Ai ka një eksperiencë të gjatë në sistemin e prokurorisë, pasi ka ushtruar detyrën e prokurorit në institucionet e akuzës në Kukës, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër.

Afati për dorëzimin e kandidaturave pranë KLP-së përfundon më 1 gusht, ndërsa pritet që lista e aplikantëve të zgjerohet edhe me emra të tjerë të njohur të sistemit të drejtësisë.

Mes emrave që po përmenden si kandidatë të mundshëm është edhe ish-Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, e cila ende nuk ka bërë zyrtare një kandidaturë të saj.

Deri tani, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar kërkesën për kandidim prokurori i SPAK, Adnan Xholi, dhe prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Rovena Zoto (Bozo).

Sipas procedurës, KLP do të shqyrtojë kandidaturat dhe do të përzgjedhë emrin që do t’i propozohet Kuvendit, i cili do të ketë fjalën përfundimtare për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me shumicën e kërkuar kushtetuese.

Kryeprokurori i ri/ Si shpëtoi nga SPAK-u kandidati që synon kreun e akuzës

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat