back to top
26.6 C
Tirana
E enjte, 9 Korrik, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialePublikohet kalendari shkollor 2026-2027/ Kur nis mësimi?

Publikohet kalendari shkollor 2026-2027/ Kur nis mësimi?

Ministria e Arsimit ka publikuar kalendarin zyrtar të vitit shkollor 2026-2027, duke përcaktuar datën e nisjes së mësimit, përfundimin e vitit shkollor, periudhat e pushimeve dhe zhvillimin e provimeve kombëtare.

Sipas kalendarit të miratuar, viti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator 2026, kur nxënësit do t’u rikthehen bankave të shkollës pas pushimeve verore.

Për nxënësit maturantë, procesi mësimor do të përfundojë më 4 qershor 2027, për t’i hapur rrugë përgatitjeve dhe zhvillimit të Provimit të Maturës Shtetërore.

Ndërkohë, për nxënësit e tjerë, viti shkollor do të mbyllet zyrtarisht më 18 qershor 2027.

Ministria e Arsimit bën të ditur se kalendari përfshin të gjitha fazat e organizimit të procesit mësimor gjatë vitit, periudhat e pushimeve shkollore, si dhe afatet për zhvillimin e provimeve kombëtare.

Dokumenti synon të orientojë institucionet arsimore, nxënësit dhe prindërit për organizimin e vitit të ardhshëm shkollor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat