back to top
29.8 C
Tirana
E enjte, 2 Korrik, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëKush janë 12 policët e dëmtuar në përplasjet e dhunshme gjatë protestës?

Kush janë 12 policët e dëmtuar në përplasjet e dhunshme gjatë protestës?

Gjatë protestës së zhvilluar për disa orë para Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa zhvillohej seanca plenare, janë regjistruar përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Sipas të dhënave zyrtare, 12 punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar gjatë incidenteve, ndërsa 18 persona janë shoqëruar nga policia dhe janë dërguar në Komisariatin Nr. 1 dhe Nr. 4 për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën, pas përshkallëzimit të situatës dhe dëmtimit të një automjeti policie nga një grup protestuesish, të cilët kanë përdorur mjete të forta.

Më poshtë janë punonjësit e policisë të dëmtuar gjatë protestës:

  • Genajd Shypheja, 32 vjeç, Forca “Shqiponja”
  • Bashkim Qerana, 59 vjeç, Komisariati Nr. 2
  • Arjel Xhexha, 24 vjeç, Komisariati Nr. 2
  • Festim Kamberi, 53 vjeç, komandant grupi, Komisariati Nr. 3
  • Alma Rexhepaj, 22 vjeçe, Komisariati Nr. 1
  • Dorjan Mena, 31 vjeç, Komisariati Nr. 5
  • Sjedi Peposhi, 57 vjeç, Komisariati Nr. 5
  • Daniel Pojani, 20 vjeç, Komisariati Nr. 3 (dëmtim në dorë)
  • Joan Trungu, shef seksioni, Forcat “Shqiponjat”
  • Andi Pelivani, 33 vjeç, efektiv te “Shigjetat”
  • Ermal Çeku, 29 vjeç, efektiv te “Shigjetat”
  • Elmas Guri, 34 vjeç, Komisariati Nr. 1

Autoritetet po vijojnë hetimet lidhur me incidentet e regjistruara gjatë protestës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat