back to top
33.7 C
Tirana
E mërkurë, 1 Korrik, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaValë emërimesh në Policinë e Shtetit/ Kush janë drejtuesit e rinj

Valë emërimesh në Policinë e Shtetit/ Kush janë drejtuesit e rinj

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë të re ndryshimesh në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa komisariate të vendit dhe në Akademinë e Sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar, lëvizjet janë bërë në kuadër të riorganizimit të brendshëm të institucionit dhe synojnë forcimin e menaxhimit, rritjen e eficiencës dhe përmirësimin e funksionimit të strukturave vendore të policisë.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve, Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.

Po ashtu, janë emëruar drejtues të rinj në disa komisariate në vend:

  • Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.
  • Agim Troci emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
  • Pavlin Zhivani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Pukë.
  • Ledian Kerka emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
  • Vilson Sterkaj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik.
  • Oltion Gjoni emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Devoll.
  • Vendim Imeraj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë.
  • Medin Hasani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat