back to top
29.1 C
Tirana
E mërkurë, 24 Qershor, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaKush synon drejtimin e Prokurorisë së Durrësit?/ Emrat e kandidatëve

Kush synon drejtimin e Prokurorisë së Durrësit?/ Emrat e kandidatëve

Ka hyrë në fazën përfundimtare gara për drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, ku Këshilli Prokurorial ka kualifikuar dy kandidatë për intervistën vendimtare.

Sipas KLP-s, në listën finale për pozicionin vakant janë prokurorët Edmond Koloshi dhe Suela Beluli, të cilët kanë kaluar fazat e mëparshme të përzgjedhjes dhe tashmë janë në garën e drejtpërdrejtë për drejtimin e institucionit.

Intervistat me dy kandidatët janë planifikuar të zhvillohen më 6 korrik 2026, në orën 08:30, ku pritet të vlerësohen eksperienca profesionale, performanca dhe vizioni i tyre për drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.

Procesi i përzgjedhjes vjen në kuadër të plotësimit të vakancës në një nga zyrat më të rëndësishme të sistemit të prokurorisë në vend, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret pas përfundimit të intervistave dhe vlerësimeve përkatëse.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat