KreuDrejtësiaKushtetuesja rrëzon vendimin për Berishën/ “Detyrim paraqitja” rikthehet për shqyrtim në Gjykatën...

Kushtetuesja rrëzon vendimin për Berishën/ “Detyrim paraqitja” rikthehet për shqyrtim në Gjykatën e Lartë

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe duke e kthyer çështjen për rishqyrtim në këtë gjykatë.

Vendimi është marrë me shumicë votash, pas shqyrtimit të ankimit të Berishës, i cili kërkonte shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve gjyqësore që lidhen me masën e sigurisë ndaj tij.

Në vendimin e saj, Kushtetuesja ka vendosur shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-658, të datës 22 prill 2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë.

Gjykata Kushtetuese vlerëson se masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndërhyn në lirinë e lëvizjes, të garantuar nga Kushtetuta. Sipas saj, Gjykata e Lartë nuk u ka dhënë përgjigje pretendimeve të Berishës lidhur me nevojën dhe përshtatshmërinë e kësaj mase.

Megjithatë, vendimi i Kushtetueses nuk e heq automatikisht masën “detyrim paraqitje” ndaj kreut të PD-së. Çështja do të shqyrtohet sërish nga Gjykata e Lartë, e cila duhet të marrë në konsideratë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesa e Berishës lidhet me masën e sigurisë të vendosur në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”. Më 3 janar 2025, Gjykata e Posaçme e Apelit zëvendësoi masën “arrest në shtëpi” me “detyrim paraqitje”. Berisha e kundërshtoi vendimin në Gjykatën e Lartë dhe më pas iu drejtua Gjykatës Kushtetuese.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat