back to top
30.8 C
Tirana
E shtunë, 4 Korrik, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaKushtetuesja tërhiq e mos e këput me Veliajn/ Ku e goditi?

Kushtetuesja tërhiq e mos e këput me Veliajn/ Ku e goditi?

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të kalojë për shqyrtim në seancë plenare padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtonte vendimin e gjyqtares paraprake që e dërgoi për gjykim si të pandehur në çështjen e hetuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Veliaj kishte kërkuar shfuqizimin e vendimit të 9 shkurtit 2026, me të cilin gjyqtarja paraprake miratoi përfundimin e hetimeve të SPAK dhe vendosi kalimin për gjykim të 30 të pandehurve, mes tyre edhe kryebashkiakun e Tiranës. Gjykata Kushtetuese vendosi të mos e kalojë çështjen në seancë plenare.

Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Veliaj kishte kërkuar gjithashtu pavlefshmërinë e të gjitha seancave të zhvilluara pas vendimit të gjyqtares paraprake, duke argumentuar se nuk është respektuar parimi i barazisë së armëve. Ai ka kundërshtuar faktin që procesi në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet vetëm me praninë e avokatit të tij, ndërsa vetë vazhdon të qëndrojë në kafazin e xhamtë dhe kërkon të ulet në sallë pranë mbrojtjes.

Edhe kjo kërkesë nuk u pranua për shqyrtim në seancë plenare.

Në padinë e tij, Veliaj kishte kundërshtuar edhe një dispozitë të ligjit për SPAK, e cila i jep Prokurorisë së Posaçme kompetencën të hetojë prokurorë dhe gjyqtarë të posaçëm në rastet kur ekzistojnë dyshime të arsyeshme. Edhe kjo kërkesë nuk u pranua nga Gjykata Kushtetuese.

Megjithatë, mbrojtja e Veliajt pritet të vazhdojë betejën ligjore, duke argumentuar se në fazën e gjykimit paraprak ai nuk është përfaqësuar nga avokatët e tij. Ndërkohë, në favor të kryebashkiakut mbetet një vendim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi Gjykatën e Lartë të rishqyrtojë çështjen e masës së paraburgimit, në raport me funksionin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kushtet e zhvillimit të procesit gjyqësor.

“Ka mangësi serioze në justifikimin e paraburgimit”/ Veliaj merr zemër nga Kushtetuesja

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat