back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaLinjë kredie me garanci sovrane për bizneset e vogla dhe të mesme

Linjë kredie me garanci sovrane për bizneset e vogla dhe të mesme

Kryeministri Edi Rama prezantoi programin e ri kombëtar të financimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i cili synon të lehtësojë aksesin e bizneseve në kredi me interesa të ulëta.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të partneritetit mes qeverisë, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare, Rama deklaroi se bizneset e vogla dhe të mesme do të kenë mundësi të përfitojnë kredi me interesa minimale 2% dhe maksimale 3%.

“Një marrëveshje për të financuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë motor i ekonomisë sonë. Janë realitete me potenciale të mëdha”, u shpreh Rama.

Sipas tij, shumë sipërmarrje shqiptare, përfshirë edhe ato të krijuara nga emigrantë të kthyer në vend, kanë arritur të ndërtojnë modele të suksesshme biznesi dhe të krijojnë vende pune, por janë përballur me mungesën e financimit të aksesueshëm.

“Problemi ka qenë financimi i arsyeshëm në pamundësi për të marrë kreditë normale komerciale. Kështu lindi ky projekt, fillimisht i dedikuar për bujqësinë, nga i cili morëm mësimet tona”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ai theksoi se nisma tashmë është shndërruar në një program të gjerë mbështetjeje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në të gjithë vendin.

“Brenda një kohe të shkurtër pas firmosjes së marrëveshjes do të nisë programi që u hap një derë sipërmarrjeve për të dyfishuar aktivitetin e tyre”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje edhe rritjen e kreditimit në ekonominë shqiptare gjatë viteve të fundit.

“Pesë vite më parë kredia në Shqipëri ishte rreth 5 miliardë euro. Vetëm në dy vitet e fundit kredia e re ka prekur po këtë nivel”, deklaroi ai.

Sipas Ramës, qeveria do të vendosë në dispozicion një linjë kredie të mbështetur edhe me garanci sovrane, me qëllim uljen e riskut për bankat dhe nxitjen e kreditimit për bizneset.

“Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të vëmë në dispozicion një linjë kredie me interes minimal 2% dhe maksimal 3%. Kërkojmë bashkëpunim dhe solidaritet të plotë nga bankat, të shoqëruar me garanci sovrane nga qeveria”, tha ai.

Rama kërkoi gjithashtu më shumë guxim nga sistemi bankar për të mbështetur sektorin e bujqësisë, duke pranuar se ky sektor mbetet me risk më të lartë për financimet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat