back to top
22.8 C
Tirana
E enjte, 11 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitika“Trego lidhjen me 17 kompani jashtë Shqipërisë”/ Malaj akuzon Shehajn për fitime...

“Trego lidhjen me 17 kompani jashtë Shqipërisë”/ Malaj akuzon Shehajn për fitime të transferuara jashtë vendit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, i ka kërkuar sot deputetit dhe kreut të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, që të japë sqarime publike lidhur me pasurinë dhe aktivitetin e tij ekonomik.

Gjatë interpelancës së kërkuar nga vetë Shehaj, ministri Malaj ngriti pyetje mbi lidhjet e deputetit, bashkëshortes së tij dhe vëllait me disa kompani, përfshirë “Intercom Data Service” dhe “North Wind”, si dhe për aktivitetin e tyre financiar jashtë Shqipërisë.

Malaj akuzoi Shehajn se ka zgjedhur të mos deklarojë plotësisht mënyrën e transferimit të fitimeve jashtë vendit dhe ngriti pyetje edhe për disa kompani të regjistruara jashtë Shqipërisë, për të cilat tha se janë në total 17.

Ai kërkoi gjithashtu shpjegime për refuzimin e disa kompanive për të dhënë informacion ndaj Administratës Tatimore.

Debati mes palëve u tensionua gjatë seancës plenare, ku sipas ministrit, Shehaj reagoi me fyerje ndaj tij. Për këtë arsye, kryetari i Partisë “Mundësia” u përjashtua nga seanca e ditës së sotme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat