back to top
18.2 C
Tirana
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeZvërneci ndez Tiranën/ Mijëra qytetarë kërkojnë ndalimin e projektit

Zvërneci ndez Tiranën/ Mijëra qytetarë kërkojnë ndalimin e projektit

Mijëra qytetarë protestuan sërish këtë të martë kundër projektit të planifikuar në Zvërnec, duke zhvilluar protestën e tretë radhazi kundër investimit që ka nxitur debat të gjerë publik dhe politik.

Tubimi nisi me një marshim në kryeqytet, ndërsa protestuesit bënë një ndalesë të shkurtër përpara Ministrisë së Brendshme, për t’u zhvendosur më pas drejt Kryeministrisë, ku qëndruan për një kohë më të gjatë.

Gjatë protestës, qytetarët mbajtën pankarta dhe parulla kundër qeverisë, por edhe ndaj opozitës, duke shprehur pakënaqësi ndaj klasës politike në tërësi.

Në fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë, aktivistët kërkuan ndalimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeverisë, ndërsa nuk munguan as thirrjet kundër figurave kryesore politike në vend.

“Rama në burg, Berisha në burg”, ishte një nga sloganet që u dëgjua gjatë protestës, krahas thirrjeve të tjera si “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe “Shqipëria nuk është për shitje”.

Protestuesit kërkuan transparencë të plotë për projektin dhe pezullimin e çdo veprimi që lidhet me zhvillimin e tij, duke argumentuar se zona e Zvërnecit duhet të mbrohet nga ndërhyrjet që, sipas tyre, rrezikojnë mjedisin dhe interesin publik.

Protesta e së martës vjen në një moment kur debati për projektin është intensifikuar, ndërsa qeveria ka mbrojtur investimin si një mundësi zhvillimi ekonomik dhe turistik për vendin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat