back to top
18.2 C
Tirana
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeTentativë për t’u futur në Kryeministri/ Protestuesit ndalojnë njëri-tjetrin

Tentativë për t’u futur në Kryeministri/ Protestuesit ndalojnë njëri-tjetrin

Për të tretën ditë me radhë, mijëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë në vijim të protestave që nisën kundër projektit të planifikuar në Zvërnec, por që tashmë duket se kanë marrë një dimension më të gjerë politik.

Nëse në ditët e para fokusi kryesor ishte kundërshtimi i projektit në Zvërnec, gjatë protestës së sotme pjesëmarrësit artikuluan edhe qëndrime kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gjatë tubimit nuk munguan thirrjet kundër të dy liderëve politikë, ndërsa protestuesit deklaruan se pakënaqësia e tyre lidhet jo vetëm me projektin në Zvërnec, por edhe me mënyrën se si është qeverisur vendi ndër vite.

Një moment tensioni u regjistrua kur një grup protestuesish, të udhëhequr nga aktivisti Altin Goxhaj, tentuan të afrohen drejt hyrjes së Kryeministrisë me synimin për të hyrë në ambientet e godinës.

Megjithatë, kjo lëvizje u kundërshtua nga pjesa tjetër e protestuesve, të cilët e cilësuan një veprim provokues dhe kërkuan vazhdimin e protestës në mënyrë paqësore.

Një element që ka tërhequr vëmendjen gjatë ditëve të fundit është mungesa pothuajse e plotë e pranisë policore në tubime. Ndryshe nga protestat e mëparshme të zhvilluara para institucioneve shtetërore, këtë herë nuk është vendosur gardh sigurie përreth Kryeministrisë.

Sipas dëshmitarëve në terren, në momentin kur një grup protestuesish tentoi të afrohej pranë hyrjes së godinës, në zonë është shfaqur vetëm një efektiv policie, ndërsa nuk ka pasur kordon apo masa të shtuara sigurie.

Protesta vjen në një kohë kur debati për projektin në Zvërnec vijon të dominojë diskutimin publik, ndërsa kundërshtarët e tij kërkojnë pezullimin e investimit dhe më shumë transparencë nga institucionet shtetërore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat