back to top
29.8 C
Tirana
E enjte, 2 Korrik, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaLamallari: Në protestën e dhunshme edhe kreu i PD-së në Mamurras

Lamallari: Në protestën e dhunshme edhe kreu i PD-së në Mamurras

Protesta e zhvilluar sot përballë Kuvendit është shoqëruar me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ku është përdorur edhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Gjatë përplasjeve, disa protestues janë shoqëruar në komisariate, ndërsa raportohet edhe për efektivë policie të lënduar.

Në protestë janë konstatuar edhe pjesëmarrës nga Partia Demokratike. Mes tyre është parë kreu i degës së PD në Mamurras, Preng Lalaj.

Pas ngjarjes, ministri i Brendshëm ka publikuar foto të Lalajt nga protesta, duke e shoqëruar me një koment ironik në rrjetet sociale. Ai shkruan se Lalaj “është i indinjuar për flamingot e Zvërnecit”, ndërsa shton se ai dhe të tjerë “janë të gatshëm të djegin Shqipërinë për babain e tyre shpirtëror”, duke iu referuar liderit të opozitës.

Protesta vijon të jetë në qendër të debatit politik, mes akuzave dhe kundërakuzave nga palët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat