back to top
6.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Ngrin” inflacioni në Shqipëri/ Por, zarzavatet vijojnë të jenë të "kripura"

“Ngrin” inflacioni në Shqipëri/ Por, zarzavatet vijojnë të jenë të “kripura”

Armela Duka

Në muajin Tetor të këtij viti inflacioni në vendin tonë regjistrohet në 1.9%, nivel ky i pandryshuar nga norma e një muaji më parë. Ndërkohë, një vit më parë ky ndryshim ishte 3.8%, ndërsa ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor të vitit 2024, krahasuar me Shtatorin e po të njejtit vit është 0.1%.

Por cilat grupe kontribuan në rritjen e çmimeve? Të dhënat tregojnë se rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.07 pikë përqindje. Po ashtu, në rritjen vjetore ka kontribuar edhe grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.23 pikë përqindje dhe grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.22 pikë përqindje. Nga ana tjetër, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” ndikoi me 0.18 pikë përqindje,grupi “Veshje dhe këpucë” me 0.13 pikë përqindje, grupi “Argëtim dhe kulturë” me 0.11 pikë përqindje, grupi “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.10 pikë përqindje secili. Po ashtu, grupi “Shëndeti” ndikoi me 0.4 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0.02 pikë përqindje secili dhe grupi “Transporti” me -0.33 pikë përqindje.

Në një analizë më të gjerë, vëmë re se krahasuar me muajin Tetor të vitit 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 5%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.6%, “Veshje dhe këpucë” me 3.5% dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3.1%. Ndërsa rritja për kategoritë e tjera luhatet nga 0.7% deri në 2.9%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 5.3%.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 8.3%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4%, “mish” me 3.9%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3.2% dhe “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 1.8%. Në grupin e ushqimeve vetëm frutat paraqiten me rënie të çmimeve./SCAN

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat