KreuAktualitet“Nuk e prisja arrestimin e Metës”/ Paralajmërimi i Lorenc Vangjelit

“Nuk e prisja arrestimin e Metës”/ Paralajmërimi i Lorenc Vangjelit

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në studion e emisionit “Log” në News24, ka komentuar arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta, duke theksuar se nuk e priste burgosjen e tij.

Vangjeli u shpreh se si prangosja e Metës, edhe arresti shtëpiak i Sali Berishës nuk ishin menduar nga askush në opinionin publik.

Ai paralajmëroi se edhe pse duket se “ka ndodhur gjithçka, ende jemi në pritje të diçkaje” nga SPAK, e cila sipas tij do të ndodhë përpara zgjedhjeve parlamentare.

“Nuk e prisja arrestimin e Ilir Metës në këtë formë. Një vit më parë askujt nuk i shkonte ndërmend fati i Berishës në fund të karrierës së tij. Nisur nga copëzat e të vërtetës që shpërndahen nga një bunker i pashembullt si SPAK-u, që tenton t’i ruajë me fanatizëm, parashikimet për nesër janë se do të habitemi më shumë se sot. Edhe pse duket se ka ndodhur gjithçka, ende jemi në pritje të ndodhjes së diçkaje. Do të ndodhë përpara zgjedhjeve”, u shpreh ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat