back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetDeklarata e ambasadorit/ Balliu i “plas” të vërtetën Berishës: Mos mashtro më

Deklarata e ambasadorit/ Balliu i “plas” të vërtetën Berishës: Mos mashtro më

Ish-nënkryetarja e Forumit Rinor te Partisë Demokratike, Alesia Balliu, ka reaguar ashpër pas deklaratës së ambasadorit britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, lidhur me statusin “non grata” të kreut të PD-së, Sali Berisha.

Ambasadori britanik deklaroi se statusi “non grata” i Berishës në Mbretërinë e Bashkuar mbetet në fuqi dhe nuk është çështje politike, por ligjore.

Pas kësaj deklarate, Balliu shkroi në rrjetet sociale se ambasadori “foli qartë”, duke akuzuar Berishën se ka mashtruar demokratët për heqjen e statusit “non grata”.

“Je shpallur i korruptuar, Berishë. Prandaj boll mashtruat demokratët me përralla se do të hiqet sot, nesër apo pasnesër”, shkruan ajo.

Ish-zyrtarja demokrate akuzon gjithashtu Berishën dhe rrethin e tij se kanë mbajtur peng Partinë Demokratike përmes propagandës dhe interesave personale.

“Për vite me radhë, një pjesë e PD-së është mbajtur peng me gënjeshtra, thashetheme dhe propagandë, vetëm që Berisha dhe rrethi i tij të ruajnë pushtetin, influencën dhe pasurinë”, thekson Balliu.

Në reagimin e saj, ajo shton se ndërsa Berisha pasurohet, demokratët sipas saj po varfërohen dhe opozita po mbetet pa alternativë politike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat