back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetKosova"Prishtina Rozë" në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

“Prishtina Rozë” në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Në kuadër të aktiviteteve të mbajtura në tetor, në muajin e ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj kancerit të gjirit, në mbrëmjen e së martës, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, janë ndriçuar me ngjyrë rozë objektet e Komunës së Prishtinës, Bibliotekës Kombëtare, Pallatit të Rinisë, Sahat Kullës, Katedrales, e tjera.

Për dallim prej Kosovës, në shumë vende perëndimore, grave, sidomos në tetor, u kërkohet të shkojnë për të kryer mamografinë – ekzaminim me rreze X që përdoret për të zbuluar sëmundje të gjirit, si kanceri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë ditë më parë se tani mamografia bëhet falas në gjithë vendin.

Në foto: Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

Sipas zyrës së organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, pothuajse gjysma e grave në Kosovë nuk janë të informuara për procedurat e detektimit të hershëm të sëmundjeve malinje. Sëmundje malinje janë, për shembull, kanceri dhe leukemia. Shkalla e informimit është më e ulëta në mesin e grave mbi moshën 55 vjeçare.  Në foto: Objekti i ndriçuar i Termokosit.
Edhe pse prek edhe burrat, kanceri i gjirit është më i shpeshtë në mesin e grave. Në vitin 2022 u raportuan mbi 2.2 milionë raste të reja të kancerit të gjirit në mesin e grave në botë. Ndërkohë, gjatë muajve janar-shtator të këtij viti, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 335 raste me kancer të gjirit, prej të cilave vetëm tre ishin burra. Në foto: Objekti i Termokosit.
Në kuadër të aktiviteteve të organizuara në tetor, me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, është mbajtur edhe ecja në Prishtinë. Në foto: Objekti i ndriçuar i Sahat Kullës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat