KreuAktualitetEkonomiaNga Bitcoin te platformat e tregtimit/ Qeveria miraton ligjin për kripto-asetet

Nga Bitcoin te platformat e tregtimit/ Qeveria miraton ligjin për kripto-asetet

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Këshilli i Ministrave ka miratuar më 2 tetor projektligjin “Për Tregjet e Kripto-Aseteve”, një nismë e hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) që synon të vendosë rregulla të qarta për një treg që deri tani ka qenë i rregulluar në mënyrë të pjesshme.

Projektligji përafron kuadrin shqiptar me Rregulloren e Bashkimit Evropian 2023/1114, të njohur si MiCA, dhe përcakton rregullat për emetimin, tregtimin dhe ofrimin e shërbimeve që lidhen me kripto-asetet.

Në fokus janë edhe platformat e tregtimit, ruajtja dhe këmbimi i kripto-aseteve, si dhe kompanitë që ofrojnë shërbime në këtë fushë.

Një pjesë e rëndësishme e projektligjit lidhet me mbrojtjen e investitorëve. Kompanive që operojnë në këtë treg u vendosen kërkesa për kapitalin, mënyrën e drejtimit, menaxhimin e konflikteve të interesit dhe sigurinë kibernetike.

Kuadri i ri parashikon gjithashtu masa kundër abuzimit me tregun dhe pastrimit të parave, ndërsa llojet e ndryshme të kripto-aseteve do të trajtohen në varësi të karakteristikave dhe rreziqeve që paraqesin.

Me miratimin e projektligjit, Shqipëria synon të harmonizojë rregullat për kripto-asetet me standardet e BE-së dhe të përcaktojë më qartë përgjegjësitë e operatorëve që do të ushtrojnë aktivitet në këtë treg.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat