KreuAktualitetPolitika“Revolucionarët e rrenave"/ Rama ironizon Global Sumud Flotilla

“Revolucionarët e rrenave”/ Rama ironizon Global Sumud Flotilla

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbërritjes në Vlorë të delegacionit të Global Sumud Flotilla, i cili pritet t’i bashkohet protestës në Tiranë lidhur me ishullin e Sazanit.

Rama ka shpërndarë një video të drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, e cila tha se delegacionit i ishte ofruar mundësia për të vizituar Sazanin dhe për të marrë informacion zyrtar mbi situatën në ishull. Sipas saj, anëtarët e delegacionit nuk e kanë pranuar këtë mundësi.

Kreu i qeverisë ka komentuar me tone ironike këtë qëndrim.

“Ehhhhh… këta revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës si djalli temjanit, po ndërkohë çoroditën dynjanë me marrëzitë e tyre”, shkruan Rama.

Në vijim, kryeministri ka vlerësuar Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit për mënyrën se si e pritën delegacionin.

“Gjithsesi, një kompliment Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrisë së Kulturës e Turizmit për ‘pritën’ e bukur që u bënë çlirimtarëve të Sazanit”, vijon reagimi i Ramës.

Delegacioni i Global Sumud Flotilla mbërriti në Vlorë në kuadër të protestës së paralajmëruar në Tiranë, ndërsa çështja e Sazanit ka shkaktuar debate të forta politike dhe publike ditët e fundit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat