KreuAktualitetPolitikaNuk shpëtoni dot prej nesh”/ Rama në Bruksel: Shqipëria do të bëhet...

Nuk shpëtoni dot prej nesh”/ Rama në Bruksel: Shqipëria do të bëhet pjesë e BE-së

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian, ku diskutoi së bashku me liderët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për procesin e integrimit europian.

Gjatë diskutimit, moderatorja Suzanne Lynch, drejtuese e zyrës së Bloomberg në Bruksel, ngriti çështjen e standardeve të anëtarësimit dhe mënyrës se si disa vende të Bashkimit Europian nuk i kanë respektuar rregullat pasi janë bërë pjesë e unionit.

Ajo theksoi se disa prej vendeve të rajonit janë përballur me kërkesa të vazhdueshme dhe kritere të forta, ndërsa shtete që tashmë janë anëtare nuk kanë respektuar gjithmonë të njëjtat standarde.

Në përgjigjen e tij, Rama përdori një krahasim me martesën, duke ironizuar se para se të martohesh gjithçka duket mirë, ndërsa problemet mund të shfaqen më pas. Ai iu referua edhe përvojës së tij personale, duke kujtuar se është martuar disa herë.

Megjithatë, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Shqipëria nuk kërkon alternativa ndaj anëtarësimit në BE dhe se synimi mbetet integrimi me çdo kusht.

“Ne duam të martohemi këtu, me Bashkimin Europian, me çdo kusht. Nuk shpëtoni dot prej nesh, na merrni brenda”, deklaroi Rama.

Më tej, ai shtoi me ironi se Shqipëria mund të mos jetë një vend i përsosur, por premtoi se nuk do të jetë as e mërzitshme si disa prej vendeve që janë tashmë pjesë e unionit.

“Patjetër që nuk do të jemi të përsosur, por as të mërzitshëm si disa që keni brenda”, u shpreh kryeministri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat