KreuAktualitetPolitikaPas konfuzionit në Asamblenë e PS-së/ Klosi sqaron fatin e Spiropalit dhe...

Pas konfuzionit në Asamblenë e PS-së/ Klosi sqaron fatin e Spiropalit dhe Ndrecës

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Pas paqartësive dhe deklaratave kontradiktore që pasuan mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka dalë me një sqarim të ri lidhur me statusin politik të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.

Klosi ka konfirmuar se të dy nuk do të jenë më pjesë e forumeve drejtuese të Partisë Socialiste, por do të vijojnë të mbeten anëtarë të partisë. Në këtë mënyrë, kërkesa e kryeministrit Edi Rama për largimin e tyre nuk është shoqëruar me përjashtimin nga anëtarësia, por me përjashtimin nga strukturat dhe forumet e PS-së.

Fillimisht, Klosi kishte deklaruar për mediat se Spiropali dhe Ndreca vijonin të ishin anëtarë të Partisë Socialiste, deklaratë që krijoi paqartësi nëse Asambleja kishte vendosur të mos mbështeste kërkesën e Ramës.

Në reagimin e tij të fundit, Sekretari i Përgjithshëm ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për një tërheqje nga vendimi, por për një dallim mes anëtarësisë në parti dhe pjesëmarrjes në forumet e saj.

“Keqkuptimi padyshim i qëllimshëm i prononcimit për median ka prodhuar një lajm të rremë. Po, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë. Por në një parti ku cilido aplikon online dhe bëhet anëtar, nuk ka sens përjashtimi edhe nga partia”, deklaron Klosi.

Ai ka shpjeguar edhe arsyen pse çështja nuk u hodh në votim në Asamblenë Kombëtare, duke iu referuar kundërshtimeve të disa anëtarëve gjatë diskutimeve.

“Fakti që nuk u votua në Asamble është shumë i thjeshtë. Tre shokë që ishin kundër parimisht për përjashtimin u shprehën lirisht dhe në mbyllje gjithçka ishte e qartë”, u shpreh Klosi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat