back to top
24.5 C
Tirana
E hënë, 1 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetVideo-“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protesta për Zvërnecin me mesazhe kundër...

Video-“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protesta për Zvërnecin me mesazhe kundër gjithë politikës

Mijëra qytetarë janë mbledhur këtë sot në Tiranë në protestën e dytë kundër projektit të diskutueshëm në Zvërnec. Tubimi nisi para Ministrisë së Brendshme, ndërsa më pas protestuesit marshuan në këmbë drejt Kryeministrisë, duke kërkuar anulimin e projektit dhe duke artikuluar thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë mbajtur pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe “Anulo projektin”, ndërsa nuk kanë munguar as sloganet politike kundër klasës drejtuese. Mes tyre janë dëgjuar edhe thirrje si “Rama në burg, Berisha në burg”, duke shprehur pakënaqësinë e protestuesve ndaj të dy krahëve të politikës shqiptare.

Sipas pjesëmarrësve, përgjegjësia për zhvillimet që lidhen me Zvërnecin nuk i takon vetëm qeverisë aktuale, por të gjithë klasës politike, të cilën ata e akuzojnë për vendimmarrje në dëm të interesit publik dhe pasurive natyrore të vendit.

Kjo është protesta e dytë masive që zhvillohet në kryeqytet. Një ditë më parë, mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjeve të shpërndara në rrjetet sociale dhe marshuan nga Drejtoria e Policisë së Tiranës drejt Ministrisë së Brendshme, për ta përmbyllur tubimin para godinës së Kryeministrisë.

Protestat po zhvillohen në një klimë të tensionuar debati publik lidhur me të ardhmen e zonës së Zvërnecit, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e reagimeve qytetare deri në tërheqjen e projektit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat