KreuAktualitetKronikëVideo-Rrugët si pista garash/ 206 raste me shpejtësi deri në 212 km/h...

Video-Rrugët si pista garash/ 206 raste me shpejtësi deri në 212 km/h brenda një nate

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për shkeljet e rënda të rregullave të qarkullimit rrugor, duke paralajmëruar masa të ashpra ndaj drejtuesve që tejkalojnë kufijtë e shpejtësisë dhe rrezikojnë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari publikoi të dhëna nga kontrollet e fundit të Policisë së Shtetit, ku rezulton se vetëm gjatë natës së kaluar pajisjet inteligjente kanë evidentuar 206 raste të automjeteve që lëviznin me shpejtësi nga 150 deri në 212 kilometra në orë.

Sipas ministrit, këto shkelje janë regjistruar në akset rrugore nga Lezha deri në Fier, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h.

Lamallari e cilësoi këtë sjellje si një kërcënim serioz për sigurinë rrugore, duke theksuar se drejtimi i automjeteve me shpejtësi ekstreme mund të kthehet në rrezik për jetën e qytetarëve.

Ai bëri të ditur se ndaj drejtuesve që përdorin rrugët si pista garash nuk do të ketë tolerancë, ndërsa teknologjia e re e Policisë së Shtetit do të vijojë identifikimin e çdo shkeljeje.

“Rrugët nuk do t’ua lëmë në dorë atyre që sillen si kamikazë në timon”, deklaroi Lamallari, duke nënvizuar se masat administrative dhe ligjore do të zbatohen pa kompromis ndaj shkelësve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat