KreuAktualitetEkonomiaAutostrada Tiranë–Durrës në kaos/ Si do të zgjidhet kolapsi për në Rinas?

Autostrada Tiranë–Durrës në kaos/ Si do të zgjidhet kolapsi për në Rinas?

Pas përfundimit të punimeve për 6 km të para të Autostradës “Tiranë–Durrës”, trafiku i mjeteve është përqendruar në zonën pranë mbikalimit të Rinasit, ku korsitë reduktohen në dy dhe krijohet ngarkesë e konsiderueshme në qarkullim.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se së shpejti do të ndërhyjë për të lehtësuar situatën e trafikut në këtë segment, përmes një procesi shpronësimi dhe ndërhyrjesh infrastrukturore.

Sipas kreut të ARRSH-së, Ami Kozeli, një karburant pranë ndarjes së rrugës në kthesën e Rinasit po pengon zgjerimin e qarkullimit, ndaj është marrë vendimi për shpronësim dhe prishje të tij, me qëllim hapjen e mëtejshme të rrugës dhe lehtësimin e trafikut drejt aeroportit.

Paralelisht, Kozeli ka apeluar drejtuesit e mjeteve që të mos përdorin korsinë e emergjencës, duke theksuar se bllokimi i saj rëndon më tej trafikun, sidomos në zonën ku rruga nga katër korsi reduktohet në dy.

Ajo ka njoftuar gjithashtu se pas përfundimit të sezonit veror do të nisë prishja e mbikalimit të Rinasit dhe ndërtimi i një strukture të re rreth 94 metra të gjatë, ndërsa gjatë punimeve trafiku do të devijohet përmes nyjes së Kasharit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat