Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa u paraqit ditën e sotme në SPAK pas thirrjes së prokurorisë.
Sipas asaj që raportohet SPAK i ka komunikuar Xoxës një akuzë të re ndaj saj, atë të fshehjes së të ardhurave.
Xoxa qëndroi në SPAK për rreth 2 orë ditën e sotme, ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë ajo u paraqit në ambientet e prokurorisë në kuadër të respektimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj saj nga ana e GJKKO.



