KreuAktualitetPolitikaZgjedhjet lokale 2027/ Begaj thërret partitë politike në konsultime më 30 tetor

Zgjedhjet lokale 2027/ Begaj thërret partitë politike në konsultime më 30 tetor

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ftuar partitë politike në vend për konsultime lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore, të cilat pritet të zhvillohen në maj të vitit 2027.

Konsultimet me përfaqësuesit e partive politike do të nisin më 30 tetor 2026 dhe do të zhvillohen në Pallatin e Brigadave, i përcaktuar nga kreu i shtetit si vendi ku do të mbahen takimet.

Presidenti Begaj e ka ndërmarrë këtë hap në bazë të nenit 92 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedurave për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore.

Zgjedhjet e ardhshme lokale pritet të mbahen në një nga të dielat e para të muajit maj 2027. Data përfundimtare do të përcaktohet përmes dekretit të Presidentit të Republikës.

Konsultimet me partitë politike janë pjesë e procesit paraprak që i paraprin dekretimit zyrtar të datës së zgjedhjeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat