Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka lënë në burg, të dyshuarin për vrasjen e Alfred Dedjas.
Për Julian Gjoshin prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”, masë e cila është aprovuar nga Gjykata.
Gjoshi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i muncionit”.
Vendimi:
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, me vendimin numër 3058 Akti , datë 05.12.2024, mori në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaj personit nën hetim J.Gj., me objekt:
1. Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit në flagrancë të shtetasit J. Gj..
2. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për shtetasin J. Gj., . i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i muncionit”, të parashikuar nga neni 78 dhe 278/1 i Kodit Penal.
Gjykata, me vendimin e saj, të shpallur dhe të arsyetuar në mënyrë të përmbledhur, ditën e sotme, pasi ka dëgjuar palët e pranishme në seancë, si dhe ka shqyrtuar të gjitha faktet, të dhënat, shpjegimet, qëndrimet, si dhe provat e paraqitura nga palët.
PËR KËTO ARSYE :
Gjykata bazuar në nenin 228, 229, 238, 244/2/3, 245, 249, 251, 252, 259 e vijues të K.Pr.Penale;
V E N D O S I:
1. Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit në flagrancë të personit nën hetim J. Gj. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i muncionit”, të parashikuar nga neni 78 dhe 278/1 i Kodit Penal.
2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim J. Gj. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i muncionit”, të parashikuar nga neni 78 dhe 278/1 i Kodit Penal.
3. Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
4. Shpenzimet proçeduriale si dhe ato gjyqësore sikurse janë kryer.
5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit të Gjykatës.
6. U shpall në Tiranë, sot më dt. 05.12.2024.