Drejtoria e Përgjitshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka publikuar rezultatet e sesionit të rradhes ritestues për ata që kanë humbur pikët e Leje Drejtimit.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, të gjithë ata të cilët konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimi, si dhe përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, pra në 0 pikë, me aktet me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë.
Por cilat janë rezultatet e rradhës së ritestimit?
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në seancën e fundit të zhvilluar, nga 35 riregjistrime, u paraqitën 25 kandidatë ku vetëm 6 prej tyre rezultuan fitues.
Por, në rezultatet e periudhës qershor 2022 deri në ditët e para të dhjetorit 2024, për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, janë paraqitur në autoshkolla 1,661 riregjistrime. Dhe nga i gjithë totali i riregjistrimeve, vetëm 216 persona e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës qershor 2022 deri në ditët e para të dhjetorit 2024.
Sipas DPSHTRR, 1,661 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 13 % prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm.