back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetZbërthimi i Matrix/ Eksperti i IT: Nëpërmjet këtij aplikacioni bëheshin dhe transferta...

Zbërthimi i Matrix/ Eksperti i IT: Nëpërmjet këtij aplikacioni bëheshin dhe transferta kriptomonedhash

Eksperti i IT Edmond Liçaj, i ftuar në rubrikën Opinion komentoi çkodimin e aplikacionit “Matrix” që është përdorur nga grupet kriminale. Liçaj tha se në këtë aplikacion bëheshin edhe transferta kriptomonedhash. Sipas tij, të dhënat për Shqipërinë do të dalin shumë shpejt.

Më tej, eksperti i IT deklaroi se edhe mbyllja e Tik Tok ose së paku vendosja e filtrave do të ishte diçka e mirë për Shqipërinë, pasi është rrjet social që ka tepër dëme, sidomos për adoleshentët dhe të rinjtë.

Edmond Liçaj, ekspert i IT: Aplikacioni Matrix futet tek komunikimi i kriptuar. Komunikimi është në këtë formë, që lidhen dy komunikuesit, pa pasur një pajisje ndërmjetësuese. Zbërthimi nuk është i lehtë dhe është me abonim. Aplikacioni ka pasur 8000 përdorues. Ka shumë aplikacione që ashtuquhen të sigurta. Nëpërmjet këtij aplikacione bëheshin edhe transferta kriptomonedhash. Aplikacioni ruante të dhënat në 40 servera në të gjithë botën. Serverat kryesorë ndodheshin edhe në Francë e në Gjermani. Europoli gjurmoi serverat në shtetet europiane. Duheshin 4 vite që të dekriptohej Enchro Chat. Faktet duhet që të vërtetohen. Ka raste kur teknologjia ndryshon më shpejt sesa ligjet. Të dhënat për Shqipërinë do të dalin shumë.

Në lidhje me Tik Tok, ne e kemi mundësinë që ta mbyllim. Tik Tok ka brenda gjëra të rrezikshme, ku shkelen ligjet, prandaj duhet të gjenden mënyra për ta mbyllur këtë rrjet social. Ndryshe nga FB, ku nëse kërkon për makina të dalin makina, në Tik Tok të dalin dhe gjëra të imponuara, për të cilat ti nuk ke kërkuar. Sa i përket marketingut, që mund të jetë problem, nuk besoj se është kjo një problematikë. Kjo, pasi nuk ka Tik Tok përdorues që të jenë blerës potencialë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat