back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRajoniHapet qendra për mbrojtjen kibernetike në Mal të Zi, i shërben të...

Hapet qendra për mbrojtjen kibernetike në Mal të Zi, i shërben të gjithë rajonit

Ministri i Administratës Publike në Malin e Zi, Marash Dukaj u shpreh sot në konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech” duke e konsideruar takimin si një mundësi për shkëmbimin e ideve dhe përvojave për teknologjitë e avancuara dhe inteligjencën artificiale.

“Edhe Mali i Zi brenda një kohe të shkurtër ka bërë shumë punë në këtë drejtim, sidomos në aspektin e mbrojtjes kibernetike. Nëse nuk kemi këtë mbrojtje kibernetike nuk jemi të sigurt dhe ne e dimë se sa është sofistikuar lufta kibernetike, ndaj duhet të jemi bashkë dhe të unifikuar kështu do të kemi më shumë rezultate. Jemi angazhuar që kjo të jetë pjesë e administratës publike në Mal të Zi duke krijuar edhe drejtori të veçanta, ndërsa kemi hartuar raporte rëndësishme në nivel rajonal dhe global.

Pjesëmarrja jonë në aktivitete, trajnimi i kuadrove që merren me këto çështje ne i kemi dhënë një rëndësi të veçantë. Mali i Zi vazhdon të përcjellë të gjitha trendet dhe besoj se përmes një partneriteti mes vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të përballemi me sfidat të cilat sjellin përmirësim në mbulimin dixhital. Na gëzon fakti që Shqipëria ecën me këto hapa, Mali i Zi nuk është akoma afër, por jemi duke punuar shumë në këtë drejtim, por çdo ditë po promovojmë shërbime të reja dixhitale, duke forcuar mbrojtjen kibernetike”, tha ai.

Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi shtoi se ditën e djeshme së bashku me partnerët tanë francezë dhe sllovenë u hap qendra për mbrojtjen kibernetike që do të jetë jo vetëm për Malin e Zi, por të gjithë rajonin për trajnimin e kuadrove për trajnimin e kuadrove për sigurinë kibernetike.

“Një tjetër hap i rëndësishëm është miratimi i ligjit për mbrojtjen e informacionit që e kemi përshtatur me direktivat e BE-së dhe ne bëhemi shteti i vetëm në rajon që e kemi përshtatur si direktivë dhe kjo i paraprin disa zhvillimeve të tjera të rëndësishme”, përfundoi Dukaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat