back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Hapni rrugën, kam fëmijën e sëmurë”/ Qytetarja përplaset me protestuesit

“Hapni rrugën, kam fëmijën e sëmurë”/ Qytetarja përplaset me protestuesit

Protesta e opozitës, e zhvilluar pasditen e së hënës në kryeqytet, ka nisur me tensione mes protestuesve dhe drejtuesve të automjeteve, për shkak të bllokimit të rrugëve kryesore në Tiranë.

Përplasja e parë u shënua te mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, ku një nënë që shoqëronte fëmijën e saj të sëmurë u ndalua nga turma e protestuesve. Ajo kërkoi me ngulm të hapet rruga, duke theksuar urgjencën për të shkuar në spital.

“Nuk jam e njoftuar fare për këtë. Ju lutem, hapni rrugën, kam fëmijën për spital. Policit i thashë ta hapë rrugën. Po, kam fëmijën për spital, ju lutem”, u shpreh gruaja.

Tensione pati gjithashtu mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe drejtuesve të policisë në terren. Bardhi akuzoi policinë se duhej të merrte masa për të ridrejtuar trafikun, ndërsa theksoi se protesta është një e drejtë kushtetuese.

“Nuk merret leje nga policia për të protestuar. Ne ju kemi njoftuar, dhe është detyra juaj të menaxhoni trafikun,” deklaroi Bardhi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat