back to top
1.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetFlamur Noka: Po u vjen ngordhja/ “Do të përgjigjen për Agron Gjekmarkaj”

Flamur Noka: Po u vjen ngordhja/ “Do të përgjigjen për Agron Gjekmarkaj”

Deputeti i PD, Flamur Noka tha se Agron Gjekmarkaj u dhunua nga Policia.

“Jam këtu para jush për të dënuar aktin kriminal, banditesk të narko-policisë të urdhëruar direkt nga narko-ministri dhe narko-kryeminstri.

Me këtë dhunë të shfrenuar, ata nuk llogarisin se ku janë, përballë kujt janë, apo kapërcejnë mbi kufirin ligjor, apo jo.

Ata janë të tërbuar.

Darkojnë, drekojnë dhe ndajnë para krimi, para korrupsioni me këta urdhërdhënësit tuaj. Hiqni dorë nga të qenit mercenarë, sepse jeni të gjithë përfaqësues të shtetit, të dashur policë.

I bëj thirrje narko-ministrit, narko-kryeministrit dhe narko-drejtorit: ndaloni dhunën!

E kuptojmë dëshpërimin tuaj. Do të përgjigjet dhe ai që ka urdhëruar dhunën ndaj z.Gjekmarkaj, por padiskutim ne po administrojmë dhe pamjet filmike, dhe do të përgjigjet deri në një dhe ata që kanë zbatuar këtë dhunë, këtë mizori ndaj deputetit dhe nënkryetarit të partisë.

Kundërpërgjigja është në të gjitha aspektet. Po evidentojmë çdo gjë, do të përgjigjen një më një të gjithë. Koha, është radha jonë, është koha jonë.

Koha e barbarëve, e kusarëve, koha e tradhëtarëve të këtij vendi po merr fund.

Është radha jonë! Policia duhet ta mendojë këtë gjë! Është radha jonë”, u shpreh Noka.

Pyetje: Z.Noka, si është gjendja e z.Gjekmarkaj?

Noka: Sigurisht, i dhunuar në mënyrë barbare nga narko-policia, ai sot është duke shkuar drejt spitalit për kujdes shëndetësor, nuk është mirë. Ky është një akt i paprecedentë, i pandodhur ndonjëherë. Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhunohet, shkelmohet, plagoset dhe është në gjendje jo të mirë në spital.
Kjo është fytyra e shtetit. Kjo është fytyra e bandave të pushtetit. Ndaj po ju them, do ta paguajnë, është radha jonë! Po vjen koha jonë! Do ta paguajnë një për një nga i pari tek i fundit.
Ne po regjistrojmë çdo gjë, çdo emër, çdo njeri që përfshihet në incidente që urdhëron, çdonjërin që zbaton, çdonjërin patronazhist, çdo njeri trafikant dhe narkodrejtor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat