Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Di Marco është një nga lojtarët më të mirë të Interit. Paraqitjet e mbrojtësit kanë bërë që shumë klube të mëdha europiane, ta shohin atë si një përforcim të mirë në merkato.
Mediat zbulojnë dy klube që janë të gatshme të hyjnë në tratativa për të bindur zikaltërit. Sipas asaj që shkruhet, bëhet fjalë për Real Madrid dhe Manchester United.
Los Blancos kanë potencial ekonomik për të kënaqur pritshmëritë e Interit, por dëshira e lojtarit është qëndrimi në Milano, aty ku po tregon veten në skuadrën e Inzaghit.
United është i prirur për të nënshkrimin e një mbrojtësi të majtë dhe Di Marco duket emri i duhur. Ky mision është shumë i vështirë për “Djajtë e kuq”, me klubin e Premier League që nuk bind dot as lojtarin dhe as Interin.



