KreuSportiÇështja Dani Olmo, familja e mesfushorit ka besim te Barcelona

Çështja Dani Olmo, familja e mesfushorit ka besim te Barcelona

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Sa më shumë ditët kalojnë, aq më shumë shtohet ankthi për të ardhmen e Dani Olmos te Barcelona.  Klubi katalanas mund të humbasë shërbimet e futbollistit për pjesën e mbetur të edicionit, nëse deri me 31 dhjetor, mesfushori nuk regjistrohet në La Liga.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, familja e Olmos ka besim të madh te Barcelona, pavarësisht situatës aktuale. Futbollisti dëshiron qëndrimin, fakt i cili ka vendosur në lëvizje klubin e La Liga.

Dje gjykata spanjolle mori një vendim, duke refuzuar kërkesën e Barcelonës për regjistrimin e lojtarit, pasi ende nuk janë përmbushur kriteret. Gjithsesi, nëse gjithçka rregullohet deri me datën 31 dhjetor, atëherë mund të vijë drita jeshile.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat