back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetNgritja dhe caktimi i qendrave të votimit/ Komisioni Rregullator miraton ndryshime shtesë

Ngritja dhe caktimi i qendrave të votimit/ Komisioni Rregullator miraton ndryshime shtesë

Komisioni Rregullator miratoi disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 1, datë 05.12.2020, “Përcaktimi i rregullave për ngritjen, caktimin dhe njoftimin e vendndodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së vetëqeverisjes vendore për zgjedhjet”, i ndryshuar.

Shtesat dhe ndryshimet e miratuara konsistojnë në kufizimin e ndryshimit të vendndodhjes së qendrave të votimit nga kryetarët e bashkive pak ditë para datës së zgjedhjeve, me qëllim grantimin e stabilitetitit dhe shmangien e konfunzionit të zgjedhësve.

Gjithashtu, parashikohet mekanizmi i monitorimit dhe hapat që duhet të ndiqen nga administrata e KQZ në rastet kur evidentohen kryesisht apo me ankesa, mospërmbushja e kritereve ligjore për caktimin e QV-ve, si dhe gjetjen e ambienteve alternative nga administrata në raste problematike.

Shtesat dhe ndryshimet e miratuara synojnë rritjen e qartësisë ligjore, sigurimin e një procesi të rregullt, përmirësimin e standardeve të aksesueshmërisë dhe transparencës për të gjithë palët e përfshira në proces.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat