back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSa herë deputetët e PSD dhe PDIU kanë bashkuar votat me PS?/...

Sa herë deputetët e PSD dhe PDIU kanë bashkuar votat me PS?/ Kuvendi i kthen përgjigje KQZ-së

Kuvendi i ka kthyer përgjigje KQZ se sa herë deputetët e PSD dhe PDIU kanë bashkuar votat me PS.

Sipas shkresës së Kuvendit, rezulton se këto dy parti i kanë bashkuar votat 8 herë me socialistët për të miratuar programin politik të qeverisë në 16 shtator 2021 si edhe për votimin dhe miratimin e buxheteve nga viti 2021 deri në 2025.

Në këtë mënyrë, ndarja e komisionerëve nga KQZ pritet të jetë: PS do të ndajë komisionerët me PSD e Tom Doshit. Dhe PD me LSI dhe PDIU.

Sipas rregullave zgjedhore, komisionerët si në komisionet e votimit si në grupet e numërimit ndahen mes partive parlamentare. Pjesën e luanit e kanë dy partitë më të mëdha, ndërkohë vendet e fundit ndahen mes partive të tjera më të vogla

Por pas shkresës që kuvendi i dërgoi KQZ-së, ku Spiropali deklaronte se shumicë parlamentare ishte vetëm Partia Socialiste dhe të gjithë të tjerët ishin në opozitë, reagoi Partia Demokratike e cila tha se PSD dhe PDIU kanë bashkuar votat me PS-në. Në këtë mënyrë KQZ kërkoi nga Kuvendi që të dërgojë letrën me të gjitha rastet kur këto dy parti kanë bashkuar votat me socialistët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat