back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 30 Janar, 2025
spot_img
KreuAktualitetZgjedhja e drejtorit të RTSH/ Deputetja socialiste paralajmëron masa drastike

Zgjedhja e drejtorit të RTSH/ Deputetja socialiste paralajmëron masa drastike

Deputetja socialiste Evis Kushi i ka kërkuar Këshillit Drejtues të RTSH-së që të hapë menjëherë garën për drejtues të RTSH-së duke lejuar të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet.

Ajo shkruan se nëse kjo nuk ndodh atëherë kjo nënkupton asgjësim të Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe ndërhyrje të Kuvendit duke marrë masa drastike.

“Nuk ndodh shpesh të jem dakord me kolegen Ina Zhupa, por pasi jam njohur me zhvillimet në RTSH nuk i heq dot asnjë presje reagimit të saj.

I bëj thirrje Këshillit Drejtues të kthejë menjëherë situatën në normalitet dhe të lejojë garën e hapur, transparente e meritokratike.

E kundërta do të ishte vetëasgjësim i Këshillit dhe Parlamenti do të detyrohej të ndërhynte në mbrojtje të lirisë dhe të drejtës së garës, duke marrë masa drastike që ne nuk i dëshirojmë”, shkruan Kushi.

Këshilli Drejtues i RTSH njoftoi një ditë më parë, 27 janar, se kishte që në fazën e dëgjesës të thirren vetëm dy kandidatët Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo, aktualisht drejtoresha e komanduar e RTSH.

Ndërkohë 8 kandidatët e tjerë janë skualifikuar nga gara, Laureta Roshi, Kliton Rama, Floriana Paskali, Eni Vasili, Harilla Koçi, Enrik Mehmeti, Flamur Buçpapaj dhe Ermal Hoxha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat