back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëPërdoruesit e Google Drive mund të kërkojnë edhe nëpër transkriptet e videove

Përdoruesit e Google Drive mund të kërkojnë edhe nëpër transkriptet e videove

Pasi lançoi titrat e gjeneruara automatikisht për videot, Google Drive tani ka vendosur të lançojë një opsion për kërkimin e video trankskripteve. Ditën e Hënë Google tha se përdoruesit e Drive mund të shohin dhe kërkojnë transkriptet e videoeve.

Funksionaliteti i ri eliminon nevojën për të ngarkuar audion e një videoje për ta transkriptuar në shërbime si Otter. Transkriptet do të shfaqen në panelin anësor të luajtësit të videos. Google thotë se përditësimi i ri është dizajnuar për ta bërë më të lehtë që përdoruesit të gjejnë momente specifike në një video duke kërkuar transkriptin.

Gjithashtu është më e lehtë për përdoruesit të ndjekin përmbajtjen e një videoje. Për tu qasur në transkriptet e videoeve duhet të hapni një video me titra në Google Drive dhe të klikoni ikonën në formë ingranazhi në cepin e djathtë të videos. Pasi të keni hapur cilësimet e saj duhet të zgjidhni opsionin “Transcript.”

Duhet theksuar që videoja juaj duhet të ketë titra që të shikoni transkriptin. Nëse ka, butoni CC duhet të jetë aktiv tek luajtësi i videos. Nga ana tjetër mund të shtoni titra duke klikuar me të djathtë mbi videon dhe më pas të shkoni tek opsioni “Manage Caption Tracks.” Prej tyre zgjidhni opsionin “Generate Automatic Caption.”

Funksionaliteti i ri është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Google Workspace, Google Workspace Individual dhe përdoruesit e llogarive personale të Google. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat