back to top
29.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetMbi 232 000 emigrantë do votojnë më 11 maj/ Rreth 20 000...

Mbi 232 000 emigrantë do votojnë më 11 maj/ Rreth 20 000 kërkesa në shqyrtim

Në orën 24:00 të ditës së djeshme ka përfunduar edhe afati i vënë në dispozicion për regjistrimin në platformën PER të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ, 294.155 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë aplikuar për t’u regjistruar, ndërkohë që janë miratuar 232.298 e kërkesave dhe janë refuzuar 42.159 e tyre.

Ndërkohë deri më 9 mars do të vijojë shqyrtimi i kërkesave që janë ende në pritje, rreth 20 mijë.

Capture

Tre shtetet nga kanë ardhur kërkesat më të shumta për regjistrim janë Italia, Greqia dhe Gjermania, përkatësisht me 148.178, 103.421 dhe 36.546 aplikime.

Që nga nisja e procesit, më 11 janar, aplikimet më të shumta kanë qenë nga meshkujt, me 212,982 ose 58.3%, ndërsa kërkesat për regjistrim nga femrat kanë qenë 152,184, ose 41.7%

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat