back to top
19.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëAMD nxjerr në shitje procesorët më të fuqishëm gaming

AMD nxjerr në shitje procesorët më të fuqishëm gaming

AMD njoftoi se do të lançojë procesorët më të fundit Ryzen X3D më 12 Mars. Ryzen 9 9950XD dhe Ryzen 9 9900X3D u prezantuan në CES 2025 në Janar të këtij viti dhe aktualisht janë procesorët më të fuqishëm gaming që kompania shet.

9950X3D ka 16 bërthama Zen 5 me frekuencë maksimale prje 5.7Ghz dhe teknologjinë 3D V-cache të gjeneratës së dytë. Procesori tjetër, 9900X3D, karakterizohet nga 12 bërthama dhe frekuencë maksimale prej 5.5Ghz.

Teknologjia 3D V-cache e AMD është një veçori dalluese e këtyre procesorëve. Është një metodë e paketimit të moduleve të cache mbi njëra-tjetrën. Është një teknologji që u prezantua tek procesorët desktop fillimisht me Ryzen 7 5800X3D përpara se të mbërrinte tek laptopët në 2023.

AMD thotë se 99950X3D ka 20 përqind më shumë performancë sesa rivali Core i9-285K në 40 tituj lojërash. Supozohet se është 10 përqind më i shpejtë edhe në aplikacionet e krijimit të përmbajtjeve.

Duke marrë në konsideratë lançimin e kartave të fundit grafike RX 9070, AMD sjell këtë çipe në një moment ku blerësit mund të zgjedhin të ndërtojnë një kompjuter gaming me harduer të rinj plotësisht nga AMD.

Ryzen 9950X3D do të shitet për 699 dollarë ndërsa Ryzen 9 9900X3D për 599 dollarë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat