back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 18 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetPërgjimet e Veliajt/ Berisha: "Redaktori" është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit,...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: “Redaktori” është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar sulmet e tij ndaj kryeministrit Edi Rama pas daljes nga ambientet e SPAK.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e akuzoi Ramën si “redaktorin” që, sipas tij, ka manipuluar dhe drejtuar zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimet ndaj drejtësisë të PS-së.

Deklarata e Berishës:

Tani, siç e don dhe transparenca, me të drejtë prisni t’u rrëfej se çfarë gjeta aty brenda, çfarë kishte në sallat dhe korridoret e Skapit të partisë.

Sot, aty takova Redaktorin.

Redaktori është një person, të cilin mediat e censuruan.

Mediat dëshmuan se Erion Veliaj, Lal Vjedhësi, në telefonatat e tij të panumërta, i jepte të vëllait porosi për Mjero Bazen, për Bolinon, për Yzeirin e të tjerë.

Por atë që u fshehën mediat ju, ua them unë.

Në urdhëresat dhe udhëzimet e tij ishte një shumë e veçantë.

Për këtë çështje, thoshte, do pyetet Redaktori.

Kjo çështje nuk do dalë pa u pyetur Redaktori.

Tani, do thoni ju, cili ishte Redaktori.

Redaktori ishte Edi Rama.

Dëgjojeni miq se çfarë Jagoje i paskrupullt është.

Natën i ndërsente kundër Skapit, ditën sulmonte Etjenin se guxove të sulmonte Skapin.

Ndërkohë, statuset e para janë të gjitha të redaktuara nga Redaktori.

Po çfarë po bënte Redaktori këtu?

Redaktori këtu kishte vënë përpara një telajo dhe qejf e qejf po pikturonte mustaqet e Kujtim Gjuzit.

Po, i them unë, çfarë ke ti me këto mustaqe? Ti i ke tuat.

Epo këto të miat nuk më mbushin.

E vërteta është kjo. Prandaj është i fiksuar.

Dhe çdo fjalë e tij çdo mëngjes fillon me mustaqet dhe mbaron pastaj e dini vetë me çfarë…

Në fakt në burg e ka vendin. Një audit i gjithanshëm e pret.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat