back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 18 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniTragjedia në Koçan/ Mickoski: Vrasje masive, nuk do kemi mëshirë për përgjegjësit

Tragjedia në Koçan/ Mickoski: Vrasje masive, nuk do kemi mëshirë për përgjegjësit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar ashpër ndaj tragjedisë së rëndë që ndodhi në klubin “Pulse” në Koçan, ku 59 persona ndërruan jetë si pasojë e zjarrit që përfshiu diskotekën.

Mickoski e cilësoi tragjedinë si një “vrasje masive” që u mundësua për shkak të korrupsionit dhe mangësive në kontrollin e institucioneve shtetërore. Në një deklaratë për mediat, Mickoski theksoi se tragjedia ishte rezultat i një sistemi që lejon funksionimin e subjekteve të rrezikshme pa një mbikëqyrje të duhur.

Ai tha se në vitin 2024 janë dhënë gjithsej 12 licenca për kabare, duke nënkuptuar se shumë klube e restorante në vend operojnë në kushte të pasiguruara dhe të paqëndrueshme. “Kemi hasur në të dhëna se janë dhënë gjithsej 12 licenca kabare në vitin 2024. Tani mund ta merrni me mend se sa klube funksionojnë në shtet dhe ne nuk e dimë se cilat janë legjitime,” tha Mickoski, duke shtuar se “është e qartë se askush nuk po bën punën e vet”.

Kryeministri e quajti tragjedinë si dëshmi të korrupsionit të thellë, duke aluduar se përfitimet financiare dhe ryshfeti kanë lejuar që klube dhe lokale të funksionojnë jashtë çdo mbikëqyrjeje të ligjshme. “Ne do të jemi pa mëshirë, pavarësisht se kush është, nga çfarë kombësie është dhe nga cila parti është. Kjo është, do të thoja, një vrasje masive që dikush e lejoi për para dhe për ryshfet, për shkak të korrupsionit,” shtoi ai.

Mickoski gjithashtu theksoi se klubi “Pulse” kishte marrë licencën e operimit vetëm dy herë, në vitin 2021 dhe vitin 2023, duke e vazhduar aktivitetin pa leje.

“Nuk është e qartë se si klubi ka mundur ta marrë nënshkrimin në vitet e kaluara, por është e qartë se si e ka marrë atë vitin e kaluar,” tha ai.

Në fund, kryeministri u shpreh se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj atyre që mund të përpiqen të manipulojnë me ngjarjen dhe të përdorin kartën etnike për të mbrojtur përgjegjësit.

“Këtu nuk ka politikë, të gjithë do të përgjigjen. Nëse mendojnë se mund ta luajnë kartën etnike, nuk do t’iu shkojë,” theksoi Mickoski.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat