KreuAktualitetKosovaKurti regjistrohet si deputet/ Hesht për formimin e qeverisë së re

Kurti regjistrohet si deputet/ Hesht për formimin e qeverisë së re

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti as sot nuk i është përgjigjur mediave sa i përket formimit të qeverisë apo zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mundshme.

Ai nuk është përgjigjur as dje për refuzimin e ftesës për konsultim që i bëri kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së martë. Përgjigje nuk dha as nëse do t’i ftojë partitë e tjera.

Kryeministri në detyrë kishte ftuar kryetarin e LDK-së për takim konsultues gjatë ditës së djeshme në tri orare të ndryshme. Por në përgjigje, kreu i LDK-së theksoi se gjuha e LVV-së karshi LDK-së ka pamundësuar bashkëpunimin e mundshëm në mes të këtyre dy palëve politike, për formimin e Qeverisë së re.

Ndërkaq sot, kreu i LVV-së është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës, proces i cili ka filluar në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat