back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAgron Duka-Lulzim Bashës/ "Po luan rolin e Zegjinesë së Roskovecit, ç'punë ke...

Agron Duka-Lulzim Bashës/ “Po luan rolin e Zegjinesë së Roskovecit, ç’punë ke ti, me kushëririn e Elvis Roshit”?

Agron Duka ka sulmuar Lulzim Bashën, pse ky i fundit ka akuzuar PD për përfshirjen e kushëririt të Elvis roshit, në listën e kandidatëve për deputetë.

“Lulzim Basha, disa herë me radhë, sulmon kandidatin e PAA dhe “Shqipëria Madhështore” në qarkun e Tiranës, Elton Rroshi.

E sulmon nëpër studio televizive, bën postera dhe bën thirrje të mos e votojnë, sepse z. Rroshi është kushëri i z. Elvis Rroshi.

Tani, besojmë se z. Basha duhet ta dijë që në pushtet është PS dhe Edi Rama, dhe jo Sali Berisha, PD-ja dhe aleatët e saj.

Dhe mbi të gjitha, Elton Rroshi nuk ka asnjë funksion publik, asnjë përgjegjësi shtetërore, që të justifikojë sulme gjatë një fushate elektorale.

Ajo që nuk e dimë në këto kushte është: çfarë roli ka Basha në këtë fushatë?

Pra, a është ai në opozitë dhe kërkon të marrë pushtetin, apo është në opozitë dhe lufton për të mbajtur në pushtet ata që janë tani?

Sepse të jesh në opozitë, do të thotë të luftosh me ata që janë në pushtet, jo me ata që janë gjithashtu në opozitë.

Ne e dimë se Basha nuk ka asnjë ambicie për pushtet.

Në rastin më të mirë, ai po garon për vendin e pestë në këto zgjedhje.

Ndaj, nuk po e harxhon fushatën kot, por ka vendosur të bëjë ndonjë “plaçkë”, si shumë të tjerë si puna e tij.

Mesa duket, ai është ngarkuar nga z. Rama që të bëjë me kandidatin tonë Elton Rroshi atë që bën Zegjineja e Roskovecit me kandidatin e “Shqipëria Madhështore” në qarkun e Fierit, z. Gazmend Bardhi.

Por, mesa duket, as rolin e Zeqines nuk po e luan mirë”, shkruan Duka.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat