back to top
27.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuSportiFederata Shqiptare e Atletikës, Izmir Smajlaj zgjidhet president i ri

Federata Shqiptare e Atletikës, Izmir Smajlaj zgjidhet president i ri

Izmir Smajlaj është presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës. Ish atleti i famshëm kuqezi, është zgjedhur në krye të kësaj Federate, ku në fund konkurroi i vetëm pasi rivali i tij, Taulant Stermasi, ish presidenti i Federatës, u tërhoq nga gara.

Në Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore ishin të pranishëm përfaqësues të KOKSH dhe Zv Ministri i Sporteve, Endrit Hoxha. Izmir Smajlaj merr në këtë mënyrë një mandat 4-vjeçar për të drejtuar Federatën e Atletikës.

Në këtë Asamble u votua edhe për kryesinë e Federatës së Atletikës e cila do të përbëhet nga Vaso Selenica, Emiljana Ciko, Gledis Hallunaj, Oltion Luli, Zhuje Bajko dhe Vladimir Gjonaj, ndërsa vihet re mungesa e atletes së famshme, Luiza Gegës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat