back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Do iu bëj të mallkoni veten”/ Adriatik Lapaj shpërthen pasi siguroi 1...

“Do iu bëj të mallkoni veten”/ Adriatik Lapaj shpërthen pasi siguroi 1 mandat

Koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet”, rezulton forcë e tretë politike në vend deri më tani.

57.555 vota të fituara në rang kombëtar, përfshirë edhe votat nga diaspora janë konvertuar në vetëm një mandat për koaliconin e drejtuar nga Adriatik Lapaj, falë edhe ligjit elektoral në fuqi.

Për këtë fakt duket se është revoltuar vetë Lapaj, i cili ka shpërthyer ashpër ndaj kritikëve për mandatin e tij të vetëm.

“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar.

Ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten”, shkruan Lapaj në Facebook.

Por nuk dihet nëse Lapaj do e mbajë vetë këtë mandat, apo do ia kalojë Endri Shabanit, pasi gjatë fushatës deklaroi se nëse merrte vetëm një mandat, ai s’do hynte në Kuvend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat