KreuDrejtësiaSPAK sekuestron telefonin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës/ Dyshohet se...

SPAK sekuestron telefonin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës/ Dyshohet se bleu vota për Tom Doshin

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Me urdhër të SPAK sekuestrohet celulari i kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, pasi ka dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor në favor të partisë Social Demokrate të Tom Doshit.

Kontrolli i tij erdhi 3 ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku fitoi bindshëm Partia Socialiste.

Më herët, gjatë një takimi në Lezhë, kryeministri Edi Rama e thumboi Shkrelin duke lënë të nënkuptohej se ai po punonte kundër interesave të Partisë Socialiste.

“Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta”, tha ndër të tjera Rama.

Kristian Shkreli, u zgjodh kryebashkiak i Vaut të Dejësit nën siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2023.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat