Pak orë para seancës plenare, Partia Socialiste ka mbledhur grupin Parlamentar.
Raportohet se është diskutuar mbi seancën e sotme ku pritet të ketë tensione, por edhe për çështje të tjera.
Diskutimi në parim i buxhetit në Kuvend mësohet se do të nisë më 18 dhjetor, ndërsa do të kthehet në komisione për të diskutuar nen për nen më 2 dhjetor.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi ka porositur socialistët të vijojnë diskutimet në zonat elektorale për platformën e pensionistëve.
Gjithashtu ai ka kërkuar angazhim të deputetëve për takimet e kryeministrit me diasporën, Selanik 3 nëntor dhe Londër 24 nëntor