back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetTiranë-Durrës, lidhja hekurudhore me aeroportin/ Sukses i infrastrukturës në Shqipëri

Tiranë-Durrës, lidhja hekurudhore me aeroportin/ Sukses i infrastrukturës në Shqipëri

Projekti i hekurudhës që lidh Tiranën me Durrësin, së bashku me lidhjen me Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, konsiderohet si një nga arritjet më të rëndësishme infrastrukturore të Shqipërisë.

Sekretariati i Komunitetit të Transportit, në bashkëpunim me Grupin e Gjelbër, publikoi raportin për vitin 2024, ku theksohet progresi i madh në sektorin hekurudhor, si dhe planet për projekte të reja në fushat e transportit ajror, rrugor dhe ujore.

Drejtori i Sekretariatit të Transportit, Matej Zakonjšek, deklaroi se linja Tiranë-Durrës është në fazat përfundimtare të modernizimit dhe së shpejti do të finalizohet lidhja me Aeroportin e Rinasit. Kjo do t’i sigurojë Tiranës statusin e parë në rajon me aeroport të lidhur direkt me rrjetin hekurudhor.

“Kur të përfundojë rrjeti hekurudhor rajonal, lidhja mes qyteteve, sidomos Durrës-Tiranë, do të jetë një histori suksesi në përdorimin e transportit hekurudhor nga qytetarët,” tha Zakonjšek. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e korridorit tetë që do të lidhë Tiranën me Podgoricën.

Raporti thekson gjithashtu rritjen e numrit të pasagjerëve në aeroportet shqiptare, ku Aeroporti i Tiranës kryeson në rajon për rritje, falë turizmit në rritje dhe atraksioneve natyrore të vendit. Procesi i modernizimit dhe zgjerimit të aeroportit vazhdon intensivisht, ndërsa lidhja me rrjetin hekurudhor është një projekt kyç për zhvillimin e ardhshëm.

Në sektorin rrugor, Shqipëria po realizon aktualisht 7-10 projekte për modernizimin e 177 km rrugë kryesore, duke përmirësuar infrastrukturën dhe lehtësuar trafikun për qytetarët dhe bizneset.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat