back to top
21.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosova​Kadrijaj: Humbja e milionave të BE-së ka emër, bota nuk sillet rreth...

​Kadrijaj: Humbja e milionave të BE-së ka emër, bota nuk sillet rreth Kurtit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po abuzon me mundësinë që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese për pozitën e kryeparlamentarit, derisa humbja e milionave nga Bashkimi Evropian mban emrin e tyre.

Kadrijaj pas dështimit të seancës konstituive, ka thënë se i vjen keq që seancat po dështojnë që sa herë dhe ndërkohë nuk shihet asnjë angazhim i Lëvizjes Vetëvendosje për t’i siguruar numrat për kryetarin e Kuvendit.

“Po shihet qartë një abuzim i një të drejte që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe ajo e drejtë është që iu ka dhënë partisë së parë të drejtën të nominoj kandidatin për kryetar. Ne e kemi pranuar këtë të drejt por nuk mund ta pranojmë abuzimin që po e bën Lëvizja Vetëvendosje qe për 35 herë të mos konstituohet Kuvendi, zgjedhja e kryetarit, nënkryetarëve dhe më pas të vazhdohet me punë sepse po e shohim që qëllimshëm po e bëjnë, pasi nëse konstituohet kuvendi, komisionet parlamentare do të kishim mbikëqyrje më të mira të qeverisë dhe të mos kemi abuzime të tilla siç po ndodh me krizën e energjisë, krizën ekonomike”, tha ajo.

Ajo tha se po presin përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votimin nga të hapur në të fshehtë, ndërkohë, ata si AAK kanë dhënë alternativë për votën e tyre pa asnjë kusht.

Kadrijaj ka komentuar edhe mos përfitimin e fondeve nga BE, derisa Serbia përfiton fondet e njëjta, ku tha se mos përfitimi i këtyre fondeve e ka emrin Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Kosova ka vite që nuk po përfiton nga plani i zgjerimit por as nga fondet e Bashkimit Evropian për shkak se ne jemi vend i sanksionuar nga BE, për shkak të qasjes së kësaj qeverie dhe në vazhdimësi kemi humbë miliona për shkak të moskordinimit dhe mosbashkëpunimit me aleatët tonë që janë në Kosovë. Bota nuk sjellët rreth Kosovës, bota nuk sillet rreth Albin Kurtit”, tha ajo, raporton kp.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat